E RRALLË: Radio Televizioni i Serbisë emiton pamje të sulmeve të ushtrisë serbe në Kosovë (Video)


Radio Televizioni i Serbisë (RTS) për herë të parë prejse ky vend është sulmuar nga forcat ajrore të NATO-s sot ka transmetuar pamje filmike të cilat dëshmojnë sulmet ajrore të forcave të Ushtisë së Milosheviqit sesi sulmoheshin caqet civile të Kosovës para sulmeve ajrore por edhe gjatë sulmeve të NATO-s.
Në një reportazh të gjatë të emetuar sot në RTS, ky televizion sjell një reportazh dhe bisedë me ish-Komandantin luftarak të forcave serbe Sreto Milanoviq i cili më vonë ishte graduar në Gjeneral kurse tashti është në pension.

RTS në këtë bisedë raporton që sulmet e avionëve të ushtrisë serbe të tipit “Shqiponja” kishin patur për cak pikat e UÇK-së por asnjëherë nuk përmendet civilët e vrarë në këto sulme.
v_1459148606-8222035