E rrallë, nuk kishte paguar taksën, shteti i prish makinën 300 mijë euroshe (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tajvan. Ku autoritetet shtetërore kanë shkatërruar një makinë me vlerë 300 mijë euro. U janë dashur vetëm dy ore që autoritet e Tajvanit të shkatërronin totalisht para kamerave dhe gazetarëve veturën fantastike sportive. Nga ajo që raportojnë mediat e vendase bëhet fjalë për një Lamborghini, vlera e të cilit arrinte në 300 mijë euro, e cila u shndërrua në një katastrofë të vërtetë. Arsyeja për këtë veprim, e cila shkaktoi hidhërimin e të gjithë atyre që i duan makinat, është se pronari i makinës nuk kishte paguar tatimin. Pronari, ishte ndaluar në vitin 2013 në Murcielago në një rrugë publike në Taipei. Gjatë verifikimit ishte vërtetuar se vetura mbante tabela të një veture të lirë, nga e cila është e qartë se pronari ishte përpjekur për të shmangur pagesën e taksave të shtrenjta për Lamborghini. Makina ishte marrë menjëherë, dhe pastaj ishte shkatërruar për shkak se pronari për tri vjet nuk kishte paguar taksat. Nëse do të pyesni se pse u shkatërrua, e nuk u sekuestrua për shtije është sepse: Ligji në Tajvan nuk lejon që makinat e sekuestruara të shiten në ankand.