E rrallë në Gjirokastër, lind viçi me dy koka (Foto)

Zakonisht ngjarje të tilla i kemi dëgjuar të ndodhin në Elbasan, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes që është krijuar në këtë qytet nga Metalurgjiku.

Në fshatin Bulo të Gjirokastrës, një lopë ka lindur viç me dy koka. Për shkak të deformimeve të shumta dhe përmasave të mëdha, lopa e kishte të pamundur ta bënte viçin normalisht si çdo lindje natyrale, e për këtë shkak ajo ngordhi.

Pasi e therën të pranishmit u befasuan nga ajo çfarë panë në barkun e saj. Një viç me dy koka ishte diçka që nuk kishte ngjarë më parë në këtë zonë dhe askush nuk di të japë shpjegim për këtë, edhe pse mendja të shkon tek kequshqyerja e lopës me produkte gjenetikisht të modifikuara. Por nga ana tjetër raste të mutacioneve gjenetike janë të njohura kudo.

g_1457248321-3207760