E rrallë në Dibër/ Ndjekje penale për të gjithë fshatin Arras, ja çfarë kanë bërë

Ndoshta është hera e parë që dëgjojmë në lajmet tona ku një fshat i tërë të ndiqet penalisht. Lind pyetja: Por çfarë kanë krimi kanë bërë të gjithë bashkë?

Kryefamiljarët e një fshatit Arras në Bashkinë e Dibrës kanë bllokuar punimet për ndërtimin e një hidrocentrali. Kjo është arsyeja pse ata do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.

Madje, një zyrtar në Komisariatit e Policisë Dibër thotë se bëhet fjalë për një protestë ku banorët janë përpjekur të pengojnë punimet për ndërtimin e hidrocentralit “Seta 4”.

Për këtë arsye, 20 shtetas, të gjithë kryefamiljarë janë në ndjekje penale pasi ata kanë ndërmarrë veprime të paligjshme duke kërcënuar fizikisht dhe psikologjikisht drejtuesit dhe specialistët e subjektit privat, me pretendimin se ata nuk janë pyetur për ndërtimin e këtij objekti në territorin e fshatit malor.

Në këto rrethana, përfaqësuesit ligjorë të firmës kanë bërë kallëzim në Policinë e Dibrës dhe kanë kërkuar ndihmë për rikthimin e normalitetit. a.l.