E rrallë: Gjykatësi lë fëmijën e të akuzuarit të vendos për dënimin (Video)

loading...

loading...

Ta kalosh mëngjesin në gjykatë s’është mënyrë e mirë për ta filluar ditën, aq më tepër kur ke fëmijën tënd me vete.
Por, si jo zakonisht, në një gjykatë në Rhode Island në SHBA është prodhuar një situatë qesharake pikërisht për shkak të një fëmije pesë vjeçar të quajtur Jacob, babai i të cilit priste vendimin nga gjykatësi për një shkelje në trafik që e kishte bërë.
Gjykatësi 80 vjeçar Frank Caprio, që kishte vendosur pos drejtësisë të shpërndante edhe të qeshura në sallë, vendosi që vendimin për dënim ose jo të personit në fjalë, t’ia lë djalit të të akuzuarit.

Pesëvjeçari u thirr nga gjykatësi për t’u ulur afër tij dhe në bashkëpunim të bënin drejtësi.
“Kam disa problem me këtë rast”, filloi gjykatësi t’i shpjegojë çunit“, pasi babi juaj ka parkuar në rrugë dhe tani kam tri zgjidhje; ta dënoj 90 dollarë, 30 dollarë, apo të mos e dënoj fare. Çfarë mendon se duhet të bëj?”. Pasi e mendoi për një moment, fëmija tha se mbase babi i tij duhet të dënohet me 30 dollarë. Gjykatësi e vlerësoi për mprehtësinë e gjykimit, ndërsa vendosi që t’ia ofrojë një marrëveshje.
“Marrëveshja është që nëse babi të dërgon të hash mëngjes, atëherë unë do ta liroj nga akuzat dhe do ta anuloj tiketën”, tha gjykatësi i cili e porositi Jacobin që të hajë një mëngjes të bollshëm – mundësisht afër shumës 30 dollarë.
shiko videon me poshte
VIDEO

loading...