E rëndë në Tiranë/ Krimi në familje godet sërish, djali qëllon nënën me thikën e bukës

loading...

loading...

Foto ilustruese

Një ditë pasi një i ri vrau babin e tij polic me armën e shërbimit si dhe plagosi nënën në Kamëz, një tjetër krim në familje ka ndodhur në kryeqytet. Një 30-vjecar me inicialet J.A ka goditur më thikën e bukës nënën e tij me inicialet N.A duke i shkaktuar plagë në trup.

Policia ka arrestuar 30-vjecarin, ndërsa 63-vjecarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.A vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me thikë buke, nënën, N.A, vjeç 63, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Neni 89 i Kodit Penal.

loading...