E rëndë në Manastir, nëna mban të mbyllura prej 13 vitesh dy vajzat e saj

loading...

loading...

Dy femra të moshës mbi 30 vjeç janë gjetur të mbyllura në banesën familjare në rrugën Dimçe Lahçanski në Manastir, njofton Tellma.

Pas vdekjes së babait në vitin 2004, nëna i ka mbyllur vajzat e saj në banesë. Gruaja dhe dy vajzat e saj janë në gjendje të rëndë financiare. Shpesh ato ngelin edhe pa bukë e ujë.

Të gjithë jetojnë pa kushte elementare të higjienës dhe pa rrymë elektrike. Fqinjët kanë kërkuar edhe ndihmë nga institucionet, por ende nuk kanë ndonjë rast konkret.

loading...