E rëndë/ Babai monstër mbyt foshnjën e porsalindur, pas lajmit vdes dhe nëna

Një 32-vjeçar ka vrarë foshnjën e tij. Ngjarja e rëndë është raportuar një ditë më parë në komunën e Vitisë në Kosovë.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Xhezmi Kosumi, nga fshati Malinë, i cili gjendet në Karadakun e Shkupit në Maqedoni, gjatë marrjes në pyetje nga policia, nuk ka pranuar që fëmija i porsalindur të jetë i tij.

Pasi ka mësuar lajmin e hidhur, nëna e të voglit ka pësuar një shok të fortë e për pasojë ka gjetur vdekjen dhe ajo.

Mësohet se fëmija ishte gjetur i pajetë në një përrua afër shtëpisë së Kosumit, ndërsa ai ka përfituar nga fakti se gruaja nuk ishte në shtëpi, ndërsa kjo e fundit ia kishte lënë atij për t’u kujdesur.

Dyshohet se ai e ka mbytur dhe më pas e ka hedhur foshnjën, e cila u gjet e pajetë e mbuluar me një batanije në përrua.

Express shkruan se Xhezmi Kosumi ka katër fëmijë, dy djem me gruan e tij të parë, të cilët janë të rritur, dhe dy të tjerë me gruan Zejnije Sylejmani (një djalë të moshës 5-vjeçare dhe një vajzë të moshës 6-vjeçare).

Ndërkaq, vëllai i Xhezmi Kosumit, Xhevat Kosumi ka thënë se gruaja e vëllait të tij, Zejnije Sylejmani “ka qenë me sëmundje mendore”. Sakaq, policia po heton lidhur me ngjarjen makabre.