E refuzon Ronaldinhon

Krerët e Boca Juniors kanë mohuar se janë të interesuar për shërbimet e Ronaldinhos.Skuadra argjentinase, Boca Juniors, nuk do ta transferojë yllin brazilian, Ronaldinho.

Krerët e klubit kanë njoftuar se nuk kanë nevojë për një lojtar në vijën offensive, duke hedhur poshtë zërat për nënshkrimin me brazilianin.

“Fuenzalida ka qenë përforcimi ynë i fundit dhe nëse do të transferojmë edhe dikë tjetër, do ta bëjmë në mbrojtje”, thuhet në një njoftim të klubit.