E quanin dhe e përçmonin si vajza “fantazmë”, vite më vonë ajo u dha mësimin e jetës

Një vajzë nga Afrika e ka kaluar thuajse gjithë jetën duke e tallur dhe duke u bërë objekt bisede për shkak se nuk kishte vetulla dhe ishte shumë e bardhë. Madje të gjithë e quanin “vajza fantazmë”. Megjithatë ajo nuk u dorëzua dhe vendosi të bëjë përpara në jetë dhe t’u tregojë atyre që e tallën se ajo mund të bëjë shumë gjëra edhe pse është “fantazmë”.

Nontobeko Mbuyazi, 20 vjeçe, ka lindur albine, pra i mungon melanina, pigment që i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve. Nga kjo anomali në trup, Mbuyazi nuk kishte ndonjë mangësi apo sëmundje serioze, por paraqitja e saj ka qenë në qendër të ngacmimeve dhe diskriminimit. Kjo është një histori shokuese.

Që në fëmijëri Mbuyazi tregon që komuniteti ku jeton ishte në mëdyshje për të, madje kur kishte ardhur në jetë ishte diskutuar që t’mos e mbanin pasi nuk ishte si afrikanët e tjerë. Fëmijët kanë qenë mizorë me të dhe e trajtonin si një qenie të huaj.

Por gjithçka ndryshoi kur ajo nisi universitetin dhe si çdo vajzë e moshës së saj, Mbuyazi filloi të hidhte selfie dhe foto në rrjetet sociale. Rezultati?

Edhe pse 20-vjeçarja ishte krenare për paraqitjen e saj fizike, kishte kritika dhe ofendime të vazhdueshme në fotot e saj. Por larg të qënit e trishtuar dhe apo në depresion, vajza filloi një karrierë në modeling

Të gjitha komentet negative ironiksiht më rrisin edhe më shumë besimin tek vetvetja”, thotë Mbuyazi.

Guximi i kësaj vajze të re ka qenë një mbështetje e fortë për karrierën e saj dhe sot Mbuyazi është fokusuar që t’u përcjellë njerëzve mesazhin që njerëzit albinë nuk janë ndryshe, ata meritojnë respekt ashtu si çdo njeri tjetër dhe jo tortura tallëse.