E quajti “vëlla të madh”, reagon Klaudia Pepa: Për ata që s’e kanë kuptuar, Albi…

Deklarata e Klaudia Pepës për Albi Nakon, ish-bashkëshortin e saj, solli shumë komente si pozitive, edhe negative, por duhet ta pranojmë që këto të fundit ishin më të shumta në numër.

Pasi njerëzit e “masakruan” në rrjetet sociale, më në fund ka reaguar vetë Klaudia dhe përmes një komenti në një postim në foton e saj, ajo u është përgjigjur ndjekësve skeptikë.

Klaudia sqaron se Albin e konsideron një mik që të jep natyra.

Ajo shprehet:

Per ata qe nuk e kane kuptuar…Nje vella eshte miku qe ta jep natyra. Nje vella eshte eshte i afert si duart dhe kembet. Une e perkufizova Albin si nje familje sepse e tille eshte per mua. Nese fjalet me dalin nga zemra nuk jane asnjehere te gabuara ❤️ #love #peace”.