E quajti ish burrin ‘vëlla’, reagojnë rëndë mamaja dhe motra e Klaudias

Klaudia Pepa ditën e sotme ka publikuar videon e saj të re të baletit, që na rikujtoi edhe një herë talentin dhe energjinë e saj. Pak ditë më parë mori pjesë në Festivalin e Filmit të Venecias, ku shkëlqeu mbi tapetin e kuq.
Megjithatë të gjitha këto u harruan sapo Klaudia Pepa, gjatë një videomesazhi për ish-bashkëshortin e saj, në studio televizive, e quajti Albi Nakon, “vëllai im i madh”.

Asgjë tjetër nuk u interesonte më komentuesve që, te videoja e baletit të Klaudias, ta bobardonin me komente negative. Njëri pas tjetrit ata kanë përsëritur idenë që Klaudia çdo gjë e arriti nga Albi dhe tani që u bë e njohur në Itali e la atë dhe madje e quan edhe vëlla, sepse, sipas analizës së komentuesëve, mes tyre nuk ka pasur kurrë dashuri.

Askush nuk mendon që mund të mos jetë kështu. Që mund të jetë edhe e kundërta dhe duke thënë kështu lëndojnë një vajzë, por lëndojnë edhe familjen e saj.

Motra e Klaudias dhe e ëma janë munduar të kthejnë përgjigje në komentet që janë bërë në videon e balerinës, por që as merren fare me baletin, por vetëm me fjalët dhe jetën e saj.

“Në një martesë të shëndetshme burri ose gruaja nuk janë vetëm dy qenie që dashurohen si të tillë. Dashuria është akoma më e pastër kur njeriun qe ke përkrah e quan në radhë të parë shok, vëlla e me pas burrë. Sepse të arrish të krijosh një marrëdhënie të tillë me personin e zemrës atëherë gjithçka shkon mirë dhe sidomos ne rast divorci gjërat ndahen me mirëkuptim dhe marrëdhënia vazhdon e paqtë. Por nuk do jenë të gjithë me horizont të hapur e njerëz të thellë qe mos t’i marrin ato ç’ka thuhen aq shabllon e sidomos t’i sjellin gjërat siç duan vetë.

Sepse nuk do dimë të bëjmë dallimin mes njerëzve, karaktereve, kulturës ose niveleve. Ju nuk ka çfarë ju duhet si e quan ajo Albin tashmë që nuk janë më bashkë. Nuk besoj se duhej ta quante “ish-bashkëshorti” pasi atë marrëdhënie të afërt mbajnë. Ka mbaruar dashuria si burrë dhe grua dhe ka mbetur si shokë apo vëlla.

Me vjen keq që jeni kaq të ceket. Po të kishit aq mend sa thoni e bëni, nuk do flisnit kaq rendë e pa respekt. Sepse një njeri i mençur nëse ka një pakënaqësi që i ka vrarë veshin apo një këshillë, e thotë në mënyrë të kulturuar e jo duke përdorur fjalë të tipit “legene, tr”’, fytyrë e deformuar” e sidomos kur fytyrat tuaja janë më keq se vetë e keqja. Njerëz të ulët e pa kulturë!”,
shkruan nëna e saj, Pamela Pepa.

“Të shëmtuar e bëni ju me komentet tuaja apo s’e kuptoni sa shumë po futeni në jetën e tjetrit”, vazhdon mamaja e Klaudias.