E pyesin aktorin e famshëm “a je fetar”, përgjigja e tij i la të gjithë pa mend (Video)


Jim Carrey është një ndër aktorët më të parapëlqyer të të gjithëve, pasi që njihet si një ndër komedianët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ai gjithashtu ka qenë në një rrugëtim shumë të vështirë pasi që ka kaluar disa faza të rënda duke u përballuar me depresion, por të cilat fatmirësisht i ka kaluar, raporton lajmi.net.
Sidoqoftë, ai tani njihet si një person shumë spiritual e që mendon vetëm pozitivisht.
Këtë ai e dëshmon më së miri në një intervistë, të cilën lajmi.net e sjell më poshtë për ju, ku gazetari ndër tjerash e pyet nëse është religjioz, më saktësisht Budist, dhe ai i është përgjigjur: “Unë jam budist, jam i krishterë, jam mysliman, jam gjithçka çfarë ti dëshiron që unë të jem. Të gjitha janë të njëjtat. Ti je në një vend të dashur, ose në një vend të pa dashur, dhe nëse je me mua tani ti nuk mund të mos jesh i lumtur, thjeshtë nuk është e mundur”, transmeton lajmi.net.
JR