E pranon Ministri serb: Kosova me kod telefonik

loading...

loading...
Ministri i Telekomunikacionit i Qeveris së Serbisë Rasim Ljajic tha se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mbi kodin e telefoni është kontestuese vetëm një fjalë duke theksuar se ai problem do të tejkalohet së shpejti.

Ljajiq tha për agjencinë e lajmeve serbe Beta se marrëveshja u arrit rreth asaj që të gjithë operatorët në Kosovë pas 2015 përdorin kodin thirrës 383 ose 384, por pala kosovare insiston që në marrëveshje të shkruhet kodi “unik” thirrës.

“Në këtë fjalë unik është i vetmi keqkuptim, për çdo gjë tjetër është rënë dakord. Ne kemi thënë nuk kemi nevojë, të gjithë operatorët do të shfrytëzojnë atë numër dhe kjo është pika për të cilën ende nuk ka ardhur deri te nënshkrimi i marrëveshjes për telekomunikacion,” tha Ljajiq.

Ai tha se marrëveshja ishte në të vërtetë shumë afër. “Vetëm një çështje e formulimit, marrëveshja ka qenë pothuajse e arritur,” tha Ljajiq.

loading...