E pranojnë policët maqedonas: Lufta kundër Begut, Mirsadit dhe shokëvë të tyre më e vështira

loading...


Tre ditë para përvjetorit të parë të aksionit të Kumanovës, MPB-ja e ka cilësuar si më të vështirin që nga formimi i njësisë për intervenim të shpejtë “Tigrat”, ku luftuan kundër Mirsadit, Begut, Xhafer Zyberit dhe shokëve të tyre, transmeton “Lajm”. Këto komente u bënë në manifestimin e shënimit të ditës së policisë.
“Në këtë operacion për fat të keq kanë humbur jetën tre pjesëtarë të njësisë për punë speciale dhe pesë pjesëtarë nga njësia për intervenim të shpejtë. Kemi mbi 30 pjesëtarë të plagosur”, tha Slavço Petrusevski, komandat i njësitit “Tigar”.
Nga ana tjetër kryetari i “Dinjitetit” Stojançe Angellov ka reaguar ndaj veprimit të djeshëm të presidentit Ivanov i cili dekoroi tetë policët që ranë gjatë aksionit në Lagjen e Trimave më 9 maj. Ai akuzoi Ivanovin se ka falur fajtorët kryesorë të kësaj ngjarjeje.
“E pyesim Presidentin pse i fali fajtorët për vdekjen e njerëzve që dje i dekoroi. Ne kemi policë të vrarë ku edhe sot e kësaj dite nuk dihet rasti i tyre. Është e patolerueshme që një vit më pas akoma të mos jenë zbardhur vrasjet në Lagjen e Trimave. Kush qëndron pas kësaj ngjarjeje dhe cili është motivi i kësaj ngjarjeje të përgjakshme ku ranë 8 policë maqedonas”, tha Stojance Angellov, “Dinjiteti”.
Dje presidenti Ivanov dekoroi tetë policët që vitin e kaluar më 9 maj u vranë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Me dekoratë për merita ushtarake shefi i shtetit dekoroi edhe Njësitet për detyra speciale dhe për intervenim të shpejtë.
mirsad-begu

loading...

loading...