E përshëndeste çdo ditë të pastrehun, mahnitet nga letrat që ai ia jep (Video)

shpesh priremi të harrojmë se çdo njeri ka një histori për të treguar dhe t’i gjykojmë për nga mënyra e jetesës së tyre. Kështu së paku ka ndodhur me një të pastrehë i cili quhet Raimundo Arruda Sobrinho, një burrë 77 vjeçar i cili jeton në rrugët e qytetit Sao Paulo të Brazilit, transmeton lajmi.net

Shtëpi ose pa shtëpi, kjo për të nuk kishte fare rëndësi, ky burrë i vjetër ka kaluar 35 vitet e fundit duke ndjekur pasionin e tij. Ai shkruan poezi dhe tregime të shkurta dhe fare nuk e ka në mendje të jetë i njohur për pjesën tjetër të botës kur thotë se ndihet i lumtur duke bërë atë që dëshiron ta bëjë.

Por një ditë, çdo gjë ndryshoi. Kjo ishte dita kur një grua me emrin Shala hyri në jetën e tij. Ajo vuri re se Raimundo shkruante, biseduan çdo ditë dhe u bënë miq. Raimundo i dha si dhuratë disa nga poezitë dhe shkrimet e tij.

Videoja më poshtë konsiderohet si një dokumentar i shkurtër dhe tregon se si ka ndryshuar jeta e këtij 77 vjeçari tani kur Shala i pa shkrimet e tij dhe hapi një faqe në Facebook për t’i ndarë me të tjerët. Më pas e gjeti vëllai i tij dhe u integrua në familje.

Raimundo A Sobrinho