E përdhunuar dhe me të meta mendore, nëna heq dorë nga vajza: Bëni ç’të doni me të…

Një vajzë nga një fshat i Gjilanit ka treguar se ka rënë viktimë e trafikimit, rrahjes dhe dhunimit seksual, duke qenë se ajo ka probleme mendore.

Ajo rrëfeu në Klan Kosova se është trafikuar seksualisht nga një grua e cila i kishte premtuar punësim.

Kjo ka bërë që ajo të trajtohet mizorisht edhe në shtëpinë ku ajo jeton. Njerku i saj rrëfeu se e lidhin me zinxhirë për të mos e lënë.

E krejt kjo histori për nënës e vajzës nuk përbën asgjë të rëndësishme.

“Çkado të bëni me të, hiq nuk më intereson”, tha ajo në Klan Kosova.

Policia në rajonin e Gjilanit pohuan se janë të interesuar për rastin dhe se janë dënuar persona që kanë kryer akte dhune ndaj vajzës.