E përdhunuan tre meshkuj për 29 ditë, veprimi i adoleshentes i la të gjithë gojëhapur

Një 15-vjeçare i ka lënë të gjithë pa fjalë pasi arriti që t’u shpëtonte pengmarrësve të saj në një mënyrë të jashtëzakonshme.

Jasmine Block nga Minesota, ishte rrëmbyer më 8 gusht nga tre meshkuj të cilët e përdhunuan për ditë me radhë teksa e mbanin të mbyllur në një shtëpi larg qytetit dhe e kërcënonin me armë për të qëndruar në heshtje, shkruan “The Sun”.

Por ajo ka mundur të shpëtojë prej tyre, duke notuar përmes një liqeni që ndodhej pranë, deri sa mbërriti në një fermë ku kërkoi ndihmë. Të zotët e fermës e kanë futur në shtëpi dhe menjëherë më pas kanë telefonuar policinë.

Pas marrjes në mbrojtje nga policia ajo kam mundur të bashkohet sërish me familjen, ndërsa tre abuzuesit e saj janë arrestuar dhe ndodhen në burg.

Nëna e vajzës përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjitha ata që i kanë dalë në mbrojtje dhe kanë mbështetur të bijën guximtare.