E përdhunon në parking, i riu shqiptar donë gjykim të shkurtuar

loading...

tr

loading...
Parkingu i një pallati ishte vendi që zgjodhi një i ri shqiptar për të përdhunuar një vajzë italiane me të cilën abuzoi seksualisht derisa më pas e la të lirë. Por denoncimi i të dëmtuarës vuri në lëvizje policinë e cila e lokalizoi dhe i vuri prangat dhe sot, 32 vjeçari u përball me togat e zeza në gjykatë me akuzën penale që i “dhuron’ disa vite burg.

Vilson Ramaj, djaloshi shqiptar nga Kosova që shikoni në foto, në seancën e së premtes zhvilluar në gjykatën e Bergamos, Itali, ka kërkuar gjykim të shkurtuar për procesin e tij ku akuzohet se ka përdhunuar në Borgo Santa Caterina, një shtetase italiane 24 vjeçare.

Punëtori nga Kosova, kishte abuzuar me 24 vjeçaren, prej pak muajsh shtatzënë, banuese në Verdellino, Bergamo, doli gjatë seancës gjyqësore, raporton bashkëpunëtorja e noa.al.

Ramaj ka pajtuar dy avokatë për çështjen e tij. Mbrojtësit ligjorë, Francesca Signorelli e Rita Duzioni deklaruan pas seancës se nëse gjykata do ta pranojë gjykimin e shkurtuar, Vilsoni do të përfitojë ulje të një të tretës së dënimit të parashikuar për të.

Vilson Ramaj jeton prej shumë vitesh në Itali. Ai është i martuar dhe baba i dy vajzave. Natën midis 3 dhe 4 janarit, pak pas festës së Vitit të Ri, ai kishte dalë nga shtëpia dhe ishte afruar tek parkingu që gjendet disa hapa larg, duke.

Prokurorja Patrizia Ingrasci tha se Ramaj u arrestua më 11 janar 2013, një javë pas ngjarjes për të cilën është tashmë i pandehur. Kurse citoi deklaratën e dhënë nga Vilsoni: “Atë natë kisha pirë një gotë verë për darkë dhe isha turbull. Kur takova atë vajzë, më iku mendja”.

Ishte 24 vjeçarja ajo që dha të dhënat që çuan më pas në identifikimin dhe arrestimin e Vilsonit. Prokurori Francesco Dettori tha se viktima e përdhunimit e humbi fëmijën e shtazënisë së saj, por shtoi se nuk mund të bëhet dot asnjë lidhje mes përdhunimit dhe dështimit të fëmijës

loading...