E para i thashë: Të dua!

loading...

loading...

Në rastin tim, propozimin e lidhjes në të cilën ndodhem e kam bërë unë, edhe pse të dy njiheshim që moti dhe më shumë ishim shokë sesa mund të kalonim në dashuri.
Por, ndodhi si ndodhi dhe tash jemi bashkë, kështu shkruan Zejnija, nga Xërxa e Rahovecit.

Nuk dua shumë të hyj në historianin e dashurisë sonë, ani pse ka çka të thuhet e çka të shkruhet… Njiheshim që moti, sepse ishim edhe fqinj, por jo edhe me lidhje gjaku. Ai më shoqëronte gjithnjë kur kthehesha nga puna për në shtëpi. Shpesh bënim edhe ndonjë xhiro me veturën e tij, sepse na pëlqente, thjesht, të ishim në lëvizje. Ai mbante një qëndrim të caktuar, por edhe unë, po ashtu. Por, pas një kohe mua filloi t’më kapte fiksimi… Duke ditur se ai nuk do e merrte hapin e parë, atëherë e mora unë. E dija se i pëlqeja, gjithsesi… E bëra zemrën guri! Një mbrëmje, duke lëvizur me veturë, të dy dukej se kishim dëshirë të bënim sa më shumë xhiro. Teksa ai voziste, për çudi, hapëm një bisedë interesante, me ç’rast unë gjeta një moment të duhur dhe ia thashë: “Mbrëmë, teksa shihja një film dashurie ku bënin seks dy të rinj, të mendova ty!”. Ai u shokua dhe në një moment nuk po besonte çfarë dreqin po thosha dhe as që e priste, si duket, një gjë prej meje… Më tha: “E, pse ma thua ti këtë?”. Unë: “Hë, thjesht, thashë… kështu, kot…”.
Ai: “Si kot?!”. Unë: “Harroje! Zëre s’e nuk e thashë!”.
Ai: “Por, ti e the…”. Plasi debati… U sollëm edhe nja dy-tri xhiro me veturë dhe ai u nisë rrugës për në Prizren. Në një kthesë u ndal në një vend parkingu. Ma hodhi krahun mbi supe dhe filloi të m’i ledhatojë flokët… Në një moment i them: “Më ço në shtëpi! Mjaft! Ta thashë kot! Ia futa kot!”. Realisht, nuk ia kisha futur kot, por thjesht nuk doja më asgjë, kisha frikë, por doja edhe ta bëja interesant… Para se të ktheheshim për në shtëpi i thashë: “Të dua! Më puth!”. Pasi u puthëm më ktheu në shtëpi… Nuk doja atë mbrëmje të shkoja më gjatë… Dëshiroja të mbeste me aq… Dhe, si njeri i sjellshëm, nuk e zgjati dhe më ktheu në shtëpi… Të nesërmen më priti kur kthehesha nga puna përsëri dhe një gjë e tillë po ndodhë qe rrafsh tre vjet… E a do të martohemi, këtë ende nuk e kemi biseduar…/Zejnija

loading...