E pabesueshme, vrima gjigante ‘gëlltit’ automobilin

loading...

loading...
Një vrimë gjigante gëlltiti një automobil në qytetin Toledo, në shtetin amerikan Ohio, por ngasësja shpëtoi dhe nuk pësoi ndonjë lëndim më serioz, njoftuan mediet lokale.

Zyrtarët e shërbimit të zjarrfikësve theksuan se vrima e madhe në rrugë u hap, si pasojë e shpërthimit të një gypi kryesor të ujit.

Në xhirimet dramatike nga ajri mund të shihen ekipet e emergjencës duke e rrethuar vrimën e madhe në rrugë, me automjetin të ngujuar nën gypin e ujit.

Ngasësja e automjetit u dërgua për trajtim në spital.

loading...