E pabesueshme, serbët kërkojnë autonomi edhe në Ukrainë

Nuk është ndonjë lajm se çetnikët nga Serbia janë parë nëpër Ukrainë duke ju dhënë mbështetje protestuesve pro-rusë dhe Putinit, mirëpo, tani vjen lajmi se serbët kërkojnë hisen e tyre në Ukrainën e gjorë.

Territorin autonom Slavenoserbia është duke e kërkuar nga “Qeveria e Republikës Serbe në mërgim”. Ata e fajësojnë Leninin për humbjen territoriale serbe.

Ja çfarë thuhet në komunikatën e kësaj qeverie: “Ngjarjet e tanishme në Ukrainë, kanë hapur çështjen e ish territorit autonom serb në Ukrainë, të cilën e kishte suprimuar Vladimir Iliç Lenini.

Me këtë suprimim, serbët kanë humbur të drejtën për udhëheqje të pavarur mbi territorin e vet, me çka është mohuar përdorimi zyrtar i gjuhës dhe kulturës serbe dhe janë shpallur si pjesëtarë të popullit ukrainas”.

Prof. dr Bozidar Mitrovic, president i organizatës rajonale të serbëve të zhvendosur, ka njoftuar qeverinë e Serbisë se ngjarjet e tanishme në Ukrainë, kanë hapur çështjen e territorit autonom serb në Ukrainë, i cili ishte suprimuar nga Leninin.

Thuhet se serbët ishin vendosur në këtë territor pasi kishin ikur nga Republika Serbe e tanishme në Bosnje dhe Hercegovinë në shekullin e 18-të.

Tani pasardhësit e tyre kanë ngritur barrikada në Lugansku, duke kërkuar të drejtat që i kishin fituar paraardhësit e tyre në Rusi në vitin 1753, por të cilat ua kishte hequr Lenini në vitin 1918.

Ata insistojnë se serbët kanë pasur territorin e tyre autonom i cili është quajtur Slavenoserbia, ku dhjetëra vendbanime të këtij territori kishin emra nga qytetet e Bosnjës, Serbisë dhe Kroacisë, si Pançeva, Vrsaci, Varazdin, Karlovci, Vukovari, Osijeku, etj./Zeri/