E pabesueshme sa i mençur është ky qen (Video)

Një video e publikuar online, shfaq një qen të lënë jashtë shtëpisë së tij diku në Rusi.
Qeni i lënë jashtë duket se ka të ftohtë dhe tenton që ta hapë derën e hyrjes së shtëpisë, për të hyrë brenda – por ajo është e mbyllur.

Pasi nuk mund ta hapë derën, qeni i bie ziles në mënyrë që dikush t’ia hapë derën atij, transmeton Gazeta Express.

Pas disa tentimeve të ndryshme për ta hapur derën dhe duke i rënë ziles, pronari i tij më në fund hapë derën dhe qeni hyn brenda.

Me të vërtetë një qen i mençur! Shikojeni videon: