E pabesueshme! Prifti zgjohet nga koma, shndërrohet në besimtar islam

loading...


Një prift 87 vjeçar nga Spanja jeton dhe predikon në ishullin Java më shumë se 43 vite. Flet rrjedhshëm në gjuhën Javanese dhe dialekte të grupeve të ndryshme etnike të ishullit. Po ashtu është figurë mjaft e njohur në mesin e grupeve religjioze në atë zonë.
Ai kishte përjetuar atak në zemër dhe më shumë rrinte në shtëpi, por kjo nuk e pengoi t’u ndihmonte vullnetarëve për ta riparuar çatinë e kishës ku shërbente. Duke punuar ra nga lartësia, por ia arriti të rikuperohet nga koma, por tashmë si njeri i ndryshuar.
“Plaku i cili i shpëtoi mrekullisht lëndimeve në shpinë, tani është në gjendje të ecë më shpejt”, ka pohuar fizeoterapeuti që është përkujdesur për shëndetin e tij në Qendrën Mjekësore në Jug të Xhakartës, raporton Telegrafi.
“Është ky ndoshta plaku më i fortë 80 vjeçar që kam parë ndonjë herë. Siç ka rënë, do të duhej t’i thyente eshtrat e tij në copa”, ka theksuar Xhim Von Mej, që praktikon mjekësinë për më shumë se njëzet vite.
Konvertimi i priftit në Islam ka shkaktuar befasi te shumë ndjekës të tij kishtarë, por mjaft e rëndësishme është gjithashtu të theksohet se gjysma e pasuesve të tij tashmë veç kanë shfaqur interesimin e tyre për ta pranuar Islamin.
“Meqë Allahu është Ai perëndia i vërtetë, atëherë unë nuk dua të pasojë rrugën e gabuar deri në Ditën e Gjykimit. I besoj at Eduardos; ne gjithë i besojmë atij”, sqarohet njëri nga ndjekësit e priftit, për Kalimantan Press.
Prifti i cili është nën përkujdesjen shëndetësore, ka urdhëruar ndërtimin e një xhamie të re dhe ithtarët e tij tani kanë punë të vështirë të gjejnë mjetet e nevojshme për këtë.
“Ne i detyrohemi atit tonë Eduardo për gjithë atë që ai ka bërë për ne”, është shprehur njëri nga besimtarët e devotshëm të kishës së vjetër katolike, e cila është në shitje.
“Nuk kam ditur asgjë për Islamin. Kurrë nuk e kam lexuar Kuranin. Mirëpo në thellësi të shpirtit tim sikur më foli Zoti dhe kërkoi prej meje të ndjek atë që është e shenjtë e dritë qiellore. Kjo ndriçoi qenien time dhe m’i hapi portat e arta të qiellit që u shfaqën para meje dhe Zoti ma tregoi emrin e tij se Ai është Allahu”, u shpreh prifti më i ri i konvertuar në Islam.
q

loading...

loading...