E pabesueshme: Nëna godet vajzën me shqelm, por bën mrekullinë


Edhe pse nga pamjet duket se nëna godet pa mëshirë vajzën 3 vjeçe, në bazë të deklaratave të saj dhe pohimeve të personave të sigurimit ajo kishte një arsye për të. Në videon e bërë në Malajzi shihet se vajza arrin te ashensori, dyert e të cilit nisin të mbyllen. Atëherë shihet se si nëna vrapon dhe godet vajzën. Siç shkruan Metro, nëna ka bërtitur duke dashur t’ia bëjë vajzës me dije të largohet nga dera e ashensorit që nuk ka sensorë, e pastaj e godet nga frika se dyert do ta mbanin në mes e do ta vrisnin. Këtë e thonë edhe punonjësit e ndërtesës. “Ashensori nuk ka sensorë; është veç kabina e susta brenda që dera të mbahet hapur. Vajza kishte fat sepse nëna reagoi dhe e largoi”, ka thënë sigurimi, duke shtuar se nëna e vajza nuk janë banorë të ndërtesës, por kishin ardhur për vizitë tek të afërmit.