E pabesueshme! Ndërsa po flinte u hap një vrimë e madhe në dhomë dhe e përpiu! (video)

vrima

I shokuar opinioni amerikanë nga ky incident i paprecedent!
Autoritete amerikane u detyruan të largojnë nga zona prindërit e një 36 vjeçari, i cili ndërsa po qëndronte në dhomën e gjumit, papritur u hap një gropë e madhe dhe e përpiu duke përfunduar në thellësi të tokës, njoftoi CNN.

Ky incident të pazakontë, i cili u diskutua nga shumë rrjete informative amerikane, ndodhi në të gdhirë të së premtes në Brandon, në periferi të Tampa. Autoritete policore kur mbërritën në vendngjarje, gjetën një vrimë të madhe dhe shumë të thellë, e cila duket edhe nga pjesa e jashtme e shtëpisë, por ishte shumë e vështirë për të ta që të vinin në kontakt apo t’i ofronin ndihmë viktimës.
“Sipas vështirësisë së situatës, 36-vjeçari duhet të ketë vdekur. Asgjë nuk tregon se ai mund të jetë gjallë”, deklaroi Jessica Dame, zëdhënës për zjarrfikëset e qarkut Chilsmporo, për CNN.
Mësohet se në momentin kur ndodhi ngjarja, viktima kërkoi ndihmën e të vëllait i cili nuk ia arriti ta ndihmonte. Pesë adoleshentë dhe një fëmijë dy vjeç ndodheshin në shtëpi në momentin kur vrima u hap papritur dhe përpiu 36-vjeçarin.
Jessica Dame pohoi gjithashtu se dimensionet e vrimës janë shumë të mëdha, ajo është 30 metra e gjerë dhe më shumë se 15 m e thellë, ndoshta edhe më shumë, pasi me sy të zhveshur nuk duket fundi i saj.

Për më shumë rreth kësaj ngjarje kaq misterioze në videon në vijim: