E pabesueshme, Liverpool merr një fitore të çmendur (VIDEO)

Liverpooli dhe Norwich kanë dhuruar një ndeshje të çmendur në sfidën e parë të javës së 23-të. Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar në transfertë me rezultatin 5-4.

Sfida nisi më mirë për Liverpoolin që kaloi në avantazh që në minutën e 18-të me Firminhon, por gëzimi i miqve nuk zgjati shumë pasi Mbookani dhe Naismith i dhuruan avantazhin e përkohshëm në pjesën e parë ekipit vendas.

Në fraksionin e dytë të lojës Norwich shënon edhe një tjetër gol me Hoolahan, ndërkohë që Henderson vetëm pas një minutë lojë shkurton diferencën. Në minutën e 63-të Firminho vendos barazpeshën, për të ardhur në 15 minuta nga fundi kur Milner shënoi golin e avantazhit.

Në minutën e katërt shtesës Bassong shënoi golin e barazimit.
Emocionet nuk kishin fund pasi Lallana shënoi edhe golin e avantazhit në sekondat e fundit të shtesës.
klop-6