E pabesueshme/ Fytyra e këtij futbollisti bëri që të kapeshin mijra skedina

loading...

loading...

Ndeshja Skoci-Angli e luajtur për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”, e cila përfundoi me rezultatin 2-2, përveç spektaklit dhe emocioneve në fushë, bëri të lumtur edhe mjaft bastvënës të kujdesshëm.

Kapiteni i Skocisë, Skot Braun, i cili gjatë sezonit që lamë mori 16 karonë të verdhë me skuadrën e tij Sëlltikun, u pa me një fytyrë të inatosur gjatë rreshtimit të lojtarëve për ekzekutimin e himneve kombëtarë para fillimit të takimit.

Një pjesë e mirë e shikuesve të këtij takimi, të cilët u treguan të kujdesshëm dhe e vunë re këtë moment. Menjëherë pas këtij episodi vërshuan bastet që Braun do të ishte futbollisti i parë që do të ndëshkohej me karton të verdhë.

Nuk kaluan as 3 minuta të plota nga fillimi i takimit dhe kapiteni skocez bëri një ndërhyrje të gabuar në këmbët e Dele Alit, ç’ka detyroi gjyqtarin italian Paolo Taljavento të nxirrte nga xhepi kartonin e verdhë.

loading...