E pabesueshme: Foshnja 2 muajshe fillon të flasë (Video)

hqdefault-1_1477909859-8742019

Shumica e foshnjave 2 muajshe nuk janë në gjendje as të belbëzojnë, por Christian nga Michigani është bërë i njohur në internet, pasi ai ka mundur të thotë fjalën “hello” (përshëndetje), duke shokuar nënën e tij. Videoja është publikuar në “Facebook” nga Samantha Jones, pasi ajo komunikoi në “Snapchat” me miken e saj Amber dhe i kërkoi të përshëndeste djalin e saj. Më pas foshnja 2 muajshe përsëriti fjalën shumë qartë, sa ajo nuk mundi ta besonte. “U shtanga. Me të vërtetë nuk mund ta besoja,” u shpreh znj.Jones për websiten “Michigan Live”.