E pabesueshme, e vret shoku në ditëlindje në debatin Messi-Ronaldo!

loading...

Mesi-dhe-Ronaldo

loading...

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Mumbai të Indisë. Një burrë 34 vjeçar është vrarë nga shoku i tij pas debatit të ndezur nëse është më i mirë Messi apo Ronaldo.
Obinna Durumchukwa po festonte ditëlindjen e tij në banesë bashkë me shokun e tij të ngushtë, Nwabu Chukwuma.
Obinna ka qenë këmbëngulës se Messi është shumë më i mirë se Ronaldo para shokut të tij që e mendonte të kundërtën.
Në një moment debati u bë aq i ashpër sa që Obinna e ka gjuajtur me gotë shokun e tij në kokë.
I frustruar me këtë gjest, Nwabu me një copë qelqi të gotës së thyer e ka prerë në fyt shokun e tij i cili vdiq më vonë pas gjakderdhjes së madhe.
Rastin e ka pranuar akteri i kësaj vrasje i cili ka sqaruar para prokurorisë se si ndodhi e tëra deri tek akti tragjik

loading...