E pabesueshme, burrnesha e fundit tregon pse nuk u martua kurrë (FOTO)

loading...

loading...

 

Ajo njihet si burrnesha e fundit në Shqipëri dhe është 78-vjeç.
Burrnesha Lule Bib Luka nuk është martuar kurrë në jetën e saj dhe ka sakrifikuar jetën e saj si një grua për të marrë në dorë familjen, punët e një burri, tokat e babait të saj.

Ajo ka jetuar një jetë të tërë me Kolën, vëllanë e saj.
Ai ka vdekur, e më pas fëmijët e tij janë rritur e janë larguar.
Historia e saj është shfaqur në filmin “Lulet e egra” në COD si pjesë e programit “Reflecting Albania” të festivalit të Filmit Dokumentar DocuTIFF.

Historia e saj si u kthye në një burrneshë
Lule ishte e fejuar që në vogëli. Vetëm në moshën 8 vjeçare e motra i thotë se ajo ishte e fejuar që në djep. I ati i kishte vdekur dhe ajo jetonte me të vëllanë e të motrën.

Ideja se motra do martohej dhe vëllai do mbeste vetëm, i dukej shumë e rëndë. Ndaj në moshën 16 vjeçare ajo mori vendimin të mos martohej dhe të jetonte gjithë jetën më vëllanë.

Por sigurisht këtë vendim të saj nuk do e pranonte i fejuari. Kur ajo mbushi 20 vjeç ai e rrëmbeu në mes të natës sepse nuk pajtohej me vendimin e saj.

Por familja e rimorri dhe dha ultimatumin që ai duhej të martohej me dikë tjetër. Ajo dha këtë përgjigje para të gjithëve : “Unë betohem në Zot, se nëse martohem me dikë tjetër, ju mund të vrisni tre vetë nga familja ime. Nuk do të martohem asnjëherë me askënd.”
Që nga ajo ditë ajo preu flokët dhe familja i dha një armë. Kur dilte nuk e linte kurrë armën në shtëpi dhe atë e ka mbajtur deri vonë. Ju kërkua të vishej dhe si burrë, por nuk pranoi me argumentin se burrnesha është në kokën e saj dhe në mënyrën e jetesës dhe jo mënyrë veshjeje. /albeu..

loading...