E njohu në Facebook, fierakja rrëfen tmerrin: Më kërkoi dorën te prindërit, por në Barcelonë…

loading...

loading...

Man talking with prostitute on the street

Njohja në rrjetin social “Facebook” i ka kushtuar shtrenjtë një 21-vjeçareje në Fier. Partneri i saj 35-vjeçar elbasanas ka ardhur nga Spanja për ta takuar pasi ata flisnin rregullisht prej disa kohësh.

Pas takimit, krejt papritur ai i propozoi asaj të martoheshin. I riu me inicialet P.M. ka kryer ritet sipas traditës sonë, duke i kërkuar dorën 21-vjeçares. Pasi kryen edhe fejesën, ai ra dakord me familjen e saj që ta merrte atje ku jetonte vetë, në Barcelonë.

Por më pas ai e ka detyruar “gruan” e tij të prostituojë për 1 vit, derisa ajo arriti të largohej dhe të kthehej në Fier. Sipas të dhënave të policisë, dy ditë më parë, 21-vjeçarja ka denoncuar rastin duke rrëfyer gjithçka i kishte ndodhur.

Ajo ka shpjeguar në komisariat se ishte njohur në “Facebook” me të riun, i cili, pasi erdhi të takoheshin në Fier, i propozoi të martoheshin. Por pasi u larguan së bashku për në Spanjë, ai e ka shfrytëzuar atë për prostitucion.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve shpallën në kërkim policor dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P.M, 35 vjeç. Në policinë e Fierit, shtetasja E.F., 21 vjeçe, banuese në Fier, ka bërë kallëzim se P.M., nëpërmjet mashtrimit për martesë, e ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë njëvjeçare nga muaji prill i vitit 2016 deri në muajin mars të vitit 2017”, bëri të ditur dje Policia e Fierit.

Sipas Policisë, vajza është paraqitur për të kryer kallëzimin bashkë me familjarët e saj. Ajo ka qenë mjaft e tronditur psikologjikisht gjatë dëshmisë së dhënë, teksa ka rrëfyer torturat dhe shfrytëzimin e “bashkëshortit” të saj.

Siç ka treguar e dëmtuara, fillimisht ata kanë qëndruar në një banesë për një periudhë dyjavore dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Pas dy javësh, ai e ka çuar në një bar dhe pasi kanë pirë, i ka propozuar punë. Vajza nuk ka qenë dakord dhe i ka kërkuar ta kthejë në Shqipëri, por ai e ka mbajtur nën dhunë e presion. Ai e ka kërcënuar se do t’i zhdukë familjen nëse nuk bindej, duke e shfrytëzuar në këtë mënyrë për një periudhë njëvjeçare.

loading...