E mrekullueshme, 8-vjeçari asiston në lindjen e së motrës (Video)

loading...

asdf_1480065789-2346167

loading...
Mund ta quash një mrekulli, ose diçka të jashtëzakonshme nga një njeri i jashtëzakonshëm. Një djalosh vetëm 8 vjeç ka ndihmuar nënën të sillte në jetë motrën e tij në kushte shtëpiake, në një ngjarje që ka ndodhur në Wolverhampton të Anglisë. Marcus Caffery ishte lënë me detyrën e vështirë “të kujdesej” për të ëmën, 38-vjeçaren Jodie, pasi i ati kishte dalë jashtë për të pritur ambulancën, që duket se ishte duke ardhur me vonesë në shtëpinë e tyre. Vetëm pak minuta më vonë ai ndihmoi të lindte motra e tij Freya, sigurisht me ndihmën e një operatori të emergjencës përmes telefonit. Marcus: Bobo, shoh kokën e fëmijës tani… Operatori: Ok, kujdesu që fëmija të mos dalë shumë shpejt. Je duke bërë një punë të mrekullueshme!Marcus shprehet më tej se, e gjithë vëmendja e tij ishte “ta kryente punën në mënyrë perfekte” përpara se të vinte stafi mjekësor i ambulancës.

loading...