E mposhti Seferin, pastaj festoi me shqiponjë dhe flamurin Kuq e Zi (Foto)

coover_1474147075-6067459

Fillimisht e rrahu, pastaj bëri shqiponjën dhe festoi me flamurin Kuq e Zi
Manuel Charr ka bërë shqiponjën dhe ka festuar me flamurin Kuq e Zi pasi e rrahu boksierin shqiptar, Sefer Seferi, ndeshje kjo që ishte e vlefshme për titullin vakant në WBA-Intercontinental.
Seferi pati një përkrahje shumë të madhe nga fansat shqiptarë, të cilët gjatë gjithë kohës në Göppingen të Gjermanisë e mbështetën atë, por që nuk arriti të marrë fitore.

Charr tani ka 30 fitore në karrierë dhe 4 humbje, kurse Sefer Seferi ka 21 fitore dhe një humbje.
6_1474147575-4697220