E mitura denoncon mësuesin: Abuzoi me mua për dy vjet me radhë.

vajza-620x415

Një e mitur nga një fshat i Lipjanit ka denoncuar mësuesin, i cili sipas saj ka abuzuar seksualisht me të për gati 2 vjet. Në denoncim ajo ka thënë se abuzimi ka filluar kur ishte vetëm 13 vjet e tetë muaj.

I dyshuari, arsimtari A.S. është i moshës 58-vjeçare. Ngacmimet seksuale prej tij dyshohet se kishin filluar qysh kur e mitura ishte në klasën e gjashtë.

Marrëdhëniet seksuale kishin filluar në klasën e tetë, për të vazhduar deri në klasën e nëntë, më saktësisht deri para muajit tetor të vitit të kaluar.

Viktima, sipas të dhënave të organeve të ndjekjes, të cilat i ka siguruar “Koha Ditore”, ka deklaruar se është joshur nga mësuesi në forma të ndryshme.