“E mbante varur nga këmbët me kokë poshtë, e lëshoi si thes plehrash..ishte e zhveshur” (VIDEO)

loading...

screenshot-4_1480854658-764825

loading...
Tragjike është ngjarja që ndodhi gjatë ditës së djeshme në qytetin e Fierit ku një grua 43-vjeçare u hodh nga kati i katër nga bashkëshorti i saj 52-vjeçar. Dëshmitë e Fredi Rukos në polici janë ende kontradiktore. Ai thotë se kishte konflikte me gruan, Liljanën, për shkak se ishte xheloz. Është shprehur se e mbylli në tualet, e zhveshi dhe e rrahu, ndërsa fëmijët i mbylli në një nga dhomat e shtëpisë. Momenti që do të hetohet nga policia, është hedhja e gruas nga dritarja. Fredi 52-vjeçar mësohet të jetë shprehur para grupit hetimor se nuk donte vdekjen për gruan e tij dhe se situata i ka dalë jashtë kontrollit. Por fqinjët, japin dëshmi të frikshme. Ata thonë se para ngjarjes makabre, kanë dëgjuar ulërimat e gruas. Kanë dalë menjëherë dhe kanë parë burrin teksa e kishte varur Liljanën nga jashtë dritares së tualetit. Askush nuk mundi t’i vinte në ndihmë, pasi e gjitha ndodhi shumë shpejt, dhe gruaja përfundoi duke rënë nga lartësia. Liljana Ruko ndërroi jetë rrugës për në spital. “E pash për fat të keq dëgjova ulërimat nga shtëpia ishin të tmerrshme. Kur dola pashë që e kishte nxjerrë jashtë tek dritarja po e mbante varur nga këmbët me kokë poshtë e lëshoi si thes plehrash, ishte e zhveshur komplet. Ndodhi shumë shpejt, njerëzit dolën vrapuam bërtitën por ishte shumë e shpejtë, kati i katërt në dritare, dera ishte e mbyllur”, – thotë për “alb365” një fqinje e çiftit Ruko e cila ka qenë dëshmitare okulare e ngjarjes së rëndë. Një qytetar, taksist që e ka pasur klient autorin e ngjarjes tregon se e njihte atë dhe kishte vite që jetonte në Greqi e Gjermani. Fliste me pasion për Gjermaninë. E kish takuar tre orë para se të kryente ngjarjen, “ishte shumë i nervozuar”,- pohon taksisti. Çifti Ruko dhe dy fëmijët kishin vetëm dy javë që ishin kthyer nga Gjermania, shtet i cili i kishte refuzuar kërkesën për të përfituar azil.

loading...