E mban vajzën të kyçur brenda një dhome prej druri. Përse mund ta bëjë një nënë këtë gjë?

Çfarë mund ta detyrojë një nënë të mbajë të mbyllur në një dhomë vajzën e saj 16-­vjeçare? Emmën nga Australia jugore e ka detyruar fakti që e bija ka tentuar 12 herë të vrasë veten brenda 2 viteve. Është në fakt një histori që nis kur Stephania u abuzua seksualisht disa vite më parë nga një moshatar. Që prej asaj dite, vajza adoleshente ka provuar të therë veten me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, si në këmbë, në krah dhe në qafë. Gjatë dy viteve të fundit, ajo ka arritur të kthejë në mjet vetëvrasës çdo objekt që e rrethon. Për Emmën, familja e të cilës jeton 2 orë larg klinikës më të afërt, e vetmja zgjidhje për të shpëtuar të bijën është ta izolojë atë brenda një vendi të sigurt. Ajo e ka kthyer dhomën në një “burg të sigurt” duke zëvendësuar ldorat dhe çdo objekt tjetër me mure prej dërase. “E kyçim brenda në dhomën prej druri çdo natë, pasi vetëm kështu ndihem e sigurt se ajo nuk do dëmtojë veten e saj. Ndihem si një nënë e tmerrshme për faktin që jam duke bërë një gjë të tillë, mirëpo nuk kam asnjë zgjidhje tjetër” tregon nëna e 16-­vjeçares për Daily Mail.

123