E mashtroi pamja fizike e kundërshtarit, por në fund e pëson keq (Video, +18)

e-mashtroi-pamja-fizike-e-kund-euml-rshtarit-por-n-euml-fund-e-p-euml-son-keq-video-18_hd

Kacafytjet në komunikacion nuk janë të rralla, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një video e postuar në internet, ku shfaqen dy persona të cilët pas një fjalosje në trafik, vendosin të dalin nga veturat e tyre dhe ti qërojnë hesapet.

Fillimisht shfaqet një djalë me një shkop bejsbolli në duar, i cili dukej se nuk kishte frikë fare nga një burrë gjigant i cili teksa po dilte nga vetura e tij për pak sa nuk i përplaset vetura, pasi kishte harruar të shtyp frenin e dorës, transmeton Telegrafi.

Por pasi e sheh se kundërshtari i tij ishte pajisur me armë të ftohtë, vendosë të rikthehet në bagazhin e veturës për të kërkuar diçka të ngjashme, në mënyrë që t’ia kthejë me të njëjtën monedhë, por as edhe ajo nuk i kreu punë.

Me të sulmuar djalin që dukej se ishte shumë më i dobët fizikisht, ndodhë befasia, pasi ai fillon të goditet nga djaloshi zemërluan të cilit për asnjë moment nuk i trembej syri.