E masakruan pitbullët, akuza “bombë” ndaj gjyshit të Viktorias: Vrasje me dashje

Vogëlushja Victoria Zikaj ndërroi jetë në Itali pasi u masakrua nga dy qen të racës pitbull, të cilët familjarët e të ndjerës i mbanin në një apartament me vogëlushen.
Nën hetim për këtë ngjarje të rëndë është vënë gjyshi i Victorias, Hasani, i cili ishte në shtëpi në momentin e agresionit të kafshëve. Ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes me dashje” të fëmijës që kishte nën kujdestari.

Gjyshi shqiptar i Victorias është ende në spital dhe mjekët po kujdesen që lëndimet e shkaktuara nga kafshimet e qenit të mbyllen sa më shpejt. Ai është në gjendje shoku.

Sipas të dhënave të para, reagimi i dy pitbullëve është shkaktuar pasi vajza e vogël i është afruar tasit me ushqim të tyre. Hasani u kishte hedhur pak ushqim në tas kafshëve përpara se ata të shqyenin 13 muajshen.

Megjithatë, vijojnë edhe akuzat e fqinjëve që mendojnë se kafshët ishin shumë agresive dhe këtë e kanë dëshmuar më herët.