E kujtoni këtë djalë të braktisur që po vdiste? Se si duket ai sot do të u bëj të qani nga gëzimi (Foto)


Pak më shumë se një muaj më parë, bota u trondit nga pamjet që vinin nga Nigeria, ku një fëmijë tre vjeçar ishte braktisur nga familja me akuzën se ai ishte magjistar.

Ai u gjet nga punëtorja humanitare Anja Ringgren Loven e cila i dha emrin Hope, që do të thotë shpresë.

Ringgren Loven dje ka publikuar një foto duke treguar se djali tani është në gjendje shumë më të mirë shëndetësore.

Image
“Ditën kur e mora në krahët e mi këtë këtë djal të vogël dhe të ëmbël fillimisht isha e sigurt se ai nuk do të mbijetojë. Çdo frymëmarrje që ai merrte ishte një luftë, dhe unë nuk doja që ai të vdiste pa emër, pa dinjitet, kështu që e pagëzova atë Hope”

“Shpresë për mua është një emër i veçantë. Jo vetëm në atë çfarë nënkupton. Shumë vite më parë kam bërë tattoo emrin Hope në gishtat e mi sepse për mua ai nënkupton: Ndihmo një person çdo ditë”, ka shkruar Ringgren Loven në Facebook-un e saj.

Image
Djali ishte braktisur në fushën e Ojo me akuzën se ishte magjistar. Ai u gjet nga Ringgren Loven e cila i dha ushqim dhe ujë.

Foto e shpërndarë në internet inkurajoi njerzit që të mbledhin më shumë se një milion dollarë për organizatën e saj për të ndihmuar fëmijët që në ato zona akuzohen se praktikojnë magji. /lajmi.net
f1

f2

f3

f4

f5

f6

f7