E kritikuan se veshi taka në mes të përmbytjes, gruaja e Trump i çudit të gjithë

Melania Trump ka qenë gjithmonë në qendër të diskutimeve për shkak të veshjes së saj.

Ajo është fotografuar nga paparacët përkrah bashkëshortit të saj Donald Trump duke zbritur nga avioni i tyre privat në rrugët me shi të Teksasit.

Në rrjetet sociale, të gjithë shpërthyen të irrituar, duke u shprehur se kjo veshje është e papërshtatshme për një rast të tillë, por e vërteta është krejt ndryshe.

Melania nuk do shkonte me taka në Hjuston. Me sa duket, ajo ka ndërruar veshjen në avion.

Kjo, pasi më vonë shfaqet e veshur me një palë pantallona të zeza, këmishë të bardhë, kapele dhe atlete.