E konfirmon policia: Ka nisur aksioni ndaj administratores së Gjykatës Supreme

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin policor i cili po zhvillohet na rajonin e Prishtinës. Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së, ka thënë se drejtoria për krime ekonomike në kuadër të policisë së Kosovës, po zhvillon bastisje në dy lokacione.
“Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës është duke realizuar një operacion policor në funksion të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore, me ç’rast janë duke u kryer bastisje ne dy lokacione në Rajonin e Prishtinës., ka konfirmuar Daut Hoxha.

E dyshuar në këtë rast është B.H administratore në Gjykatën Supreme

11