E kërkonte prej 15 vitesh nënën biologjike, e zbulon se ishin kolege të punës

loading...


Një grua e moshës 40-vjeçare, kërkonte nënën e saj prej më shumë se 15 vjetësh. Ajo është Jenny Thomas nga Nju-Jorku dhe zbuloi diçka që nuk e priste.
Mediat e huaja shkruajnë se gruaja ishte braktisur dhe besuar shërbimeve sociale, menjëherë pas ardhjes në jetë.
Prej vitesh, siç raporton ‘Metro’, 40-vjeçarja, ka dëshiruar që të kishte informacion për familjen e saj dhe ëndërronte që t’i takonte për të kuptuar motivet e braktisjes.
Por, nëna e saj Nita Valdez, është një grua që ka punuar së bashku me Jenny Thomas për një kohë të gjatë në spitalin “Rochester”.
“Kur e zbulova mbeta e shokuar. E pashë për kaq shumë kohë dhe ajo nuk më la kurrë që ta kuptoja që unë isha vajza e saj”, deklaroi Jenny.
Nëna biologjike ishte vajza e një ministri të famshëm amerikan dhe familja e saj kishte turp nga shtatzënie jashtë martesore. Për këtë arsye ata vendosën që të mos e ndihmonin që gruaja të sillte në jetë fëmijën e saj.
sh1

loading...

loading...