E këndshmja me të dobishmen: seksi kundër gripit!

loading...

loading...
Kur ndieni grithje në fyt ose më shpesh filloni të fryni hundët, tashmë është bërë vonë. Simptomat e gripit shfaqen prej një deri në katër ditë pasi që jeni ekspozuar ndaj virusit. Cilat masa parandaluese duhen të merren?

Me masat e duhura të kujdesit mund të kurseni shumë facoleta. “Një gram preventivë me të vërtetë vlen më shumë se një gjysmë kilogrami ilaçe”, thotë dr. Philip M. Tierno, profesor i mikrobiologjisë klinike dhe i patologjisë në Universitetin New York Langone Medical Center.

Këto janë disa nga mënyrat më të thjeshta, natyrore të përmirësimit të sistemit të imunitetit, në mes të sezonit të ftohjes dhe gripit:

1.    Pastroni duart dhe mos “gërmoni” në sy, gojë dhe hundë
Larja e duarve është një nga masat më të mira të preventivës. “Rreth 80 për qind të infeksioneve barten me teshtimë, kollitje pse me prekjen e sipërfaqeve infektuese. Pastaj preken buzët, sytë ose hunda, vendet kryesore të hyrjes së viruseve në trup”, tha dr. Tierno. Lani duar para ushqimit, pijes ose prekjes së fytyrës, dhe dezinfektoni sipërfaqet e përbashkëta në shtëpi (dhe banjë) dhe zyrë, siç janë telefoni, kompjuteri dhe dorëzat e frigoriferit.

2.    Tetë orë gjumë
Deri sa jeni në botën e ëndrrave, trupi juaj është në “riparim”, riparohen qelizat dhe rehabilitohen lëndimet që krijohen gjatë shpenzimit normal, thotë dr. Tierno. Shtatë deri nëntë orë gjumë të natës nënkupton që trupi juaj ka kohë të riparohet dhe të shërohet, si dhe të shmang infeksionet. “Nëse nuk e merrni sasinë e duhur të gjumit, sistemi nuk punon”, thotë ai.

3.    Ushtrimet
Ushtrimet trupore të cilat do të shpejtojnë rregullisht qarkullimin e gjakut mund të rrisin aktivitetin e rruazave të bardha të gjakut, të cilat sulmojnë viruset. “Ta keni si synim një orë në ditë, por jo domosdo të gjitha përnjëherë. Madje edhe nëse ecni nëpër zyrë, ecni shkallëve lart e poshtë, ecni në punë dhe pas pune, nuk ka nevojë të jetë e vazhdueshme”, shton dr. Tierno.

4.    Zinku
“Sasia përkatëse e materieve ushqyese adekuate, veçanërisht e mineraleve, është e domosdoshme në kuadër të dietës së shëndetshme, sepse i mundëson trupit për të luftuar me viruset”, tha Tierno. Kjo do të thotë më pak ushqim të ëmbël dhe të yndyrshëm, dhe më shumë perime, pemë dhe proteina. Një nga këto materie ushqyese që kanë rol të veçantë gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit është zinku, dhe atë me arsye të mirë. Zinku pengon viruset në qasjen ndaj qelizave. Pra, ushqimi i pasur me zink mund të ofrojë mbrojtje.

5.    Hudhra

“Veçoritë antibakteriale të hudhrës mund të ndihmojnë në luftën me bakteret dhe viruset e caktuara. Por këtë mund ta bëjnë edhe kompozimet në bimët dhe mëlmesat e tjera, si trumza”, tha Tierno. Alicina është kyç, sepse bllokon infeksionet. Shtojeni në supën e pulës.

6.    Lagështia
Fatmirësisht, shumica nga ne është strehuar në shtëpi të ngrohta, por ngrohtësia e radiatorit mbart edhe një minus. Në hapësirë të mbyllur shpesh nuk ka mjaft lagështi, ndërsa pa të edhe sistemi i imunitetit nuk mund të punojë në mënyrë optimale. Përveç që duhet më shpesh të konsumojmë lëngje, edhe lagështuesi i ajrit po ashtu mund të ndihmojë.

7.    Alkooli
Alkooli pengon pjesën e sistemit të imunitetit që ju mbron nga hyrja e viruseve dhe pjesën e cila lufton me bakteret që tashmë gjenden brenda jush. Prandaj pak më lehtë me alkoolin.

8.    Masazhi
Zgjidhja e preferuar kundër stresit mund t’ju ndihmojë të qëndroni edhe fizikisht të shëndetshëm. Edhe pse janë kryer pak hulumtime në këtë temë, masazhi gjithsesi përmirëson qarkullimin, çka mund të ndihmojë në promovimin e harmonisë së përgjithshme në trup. Nutrientët më lehtë vijnë deri te qelizat, sepse qarkullimi i gjakut është më i mirë. Prandaj është shumë e dobishme të shkoni në masazh.

9.    Qeshja
Qëndrimi pozitiv mund t’ju çojë larg – madje të jetoni edhe 100 vjet. Nëse jetën e keni të mbushur me të qeshura dhe optimizëm, kjo mund të ndikojë në atë që më rrallë të jeni të sëmurë nga gripi ose ftohja. “Duket që disa qeliza të sistemit të imunitetit prodhohen gjatë qeshjes”, thotë Tierno.

10.    Seksi 
Studimi nga viti 1999 ka treguar që seksi disa herë në javë mund të rrisë prodhimin e imunoglobinës A, antitrupit i cili lufton me ftohjen. Vetëm keni kujdes që partneri juaj të mos jetë tashmë i sëmurë!

loading...