“E kafshova në pen…”, nusja tregon gjëmën që i ndodhi ditën e dasmës

loading...

loading...

Nuset e presin me padurim ditën e tyre të dasmës, kështu e ka pritur edhe Terry Gabanga. Vetëm se ajo nuk ka arritur të shkonte dot në ditën e saj të dasmës, pasi i ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme.

Terry është ndalur dhe përdhunuar në grup nga disa persona, të cilët abuzuan jo vetëm mizorisht me të, por edhe hodhën në rrugë gjysmë të vdekur.

Do martoheshim në Katedralen e Nairobit dhe kisha marrë me qira një fustan të bukur. Por natën përpara martesës, kuptova se kisha disa nga rrobat e Harry-t, përfshi kravatën. Ai nuk mund të vinte në dasmë pa kravatë. K

ështu që një mikesha ime qëndroi me mua gjatë natës dhe tha se do ia çonte herët në mëngjes. U zgjuam herët dhe e shoqërova deri tek stacioni i autobusit.

Teksa po kthehesha në shtëpi, kalova pranë një djali të ulur mbi kofanon e një makine. Papritur më kapi nga pas dhe më futi në sediljen e pasme. Aty ishin edhe dy djem të tjerë. Makina u largua brenda pak sekondash. Më futën një leckë në gojë. Nisa të godas me shqelma dhe tentova të ulërij.

Kur e hoqa leckën nga goja, bërtita: “Sot është dita ime e dasmës”. Këtu mora goditjen e parë. Një prej meshkujve më tha: “Bashkëpuno ose do të vdesësh”.

Nisën të më përdhunojnë me radhë. Isha e sigurt që do vdisja, por sërish luftova për jetën time, kështu që kur njëri më hoqi leckën nga goja, i kafshova penisin. Ai ulëriti nga dhimbja dhe njëri prej tyre më theri në stomak”,- ka thënë ajo në një intervistë për BBC.

Përdhunimi nuk ishte e vetmja që i ndodhi Terryt atë ditë, pasi thika i kishte prekur asaj mitrën dhe ajo nuk mund të sillte në jetë fëmijë. Por fatkeqësitë nuk mbaruan këtu për këtë grua. Pas 5 muajsh nga ngjarja ajo martohet me të fejuarin e saj. Gjithçka shkoi mirë deri në muajin e mjaltit sepse më pas ai humbi jetën duke u munduar të ndizte sobën.

loading...