E kafshon një gjarpër helmues, burri i kërkon gruas atë që nuk ua pret mendja

Një burrë, pasi u kafshua nga një gjarpër helmues, nga dëshpirimi se do të vdiste i kërkoj gruas të kishte të njëjtin fat si ai.
Të lutem dua që të vdesim të dy”, kështu i ështe drejtuar gruas pasi kishte frikë të vdiste vetëm.

Shankar Rai nga një fshat në Indi u kafshua nga një gjarpër helmues dhe ra pa ndjenja. Në momentin që ai u zgjua mjekët i thanë se gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe më shumë gjasa nuk mund të shpëtonte.

Rai nuk donte që të vdiste i vetëm dhe i kërkoi bashkëshortes të tij, Amiri Devi që ta kafshonte në dorë në mënyrë që të helmohej dhe ajo që të mund të vdisnin bashkë. Edhe pse Devi e ka kundërshtuar këtë gjë, ai ka mundur ta kafshojë në dorë, por për fat të mirë ajo shpëtoi falë ndihmës së mjekëve, ndërsa Rai ndërroi jetë pas disa orësh.