E Jashtëzakonshme: Sejdi Thaçi nga Klina, i zhdukur që 17 vjet, kthehet i gjallë në shtëpi


Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Klina. Klan Kosova raporton se Sejdi Thaçi nga fshati Zajm të kësaj komune, i cili konsiderohej i zhdukur nga viti 1999, është kthyer i gjallë në shtëpi.

Familjarët kanë thënë se ai ishte marrë nga forcat serbe dhe mendonin se është vrarë, por i njëjti është kthyer në shtëpi para shtatë ditësh.
Sejdi Thaçi ishte marrë nga forcat serbe në janar të vitit 1999, ndërkohë që familjarët kanë deklaruar se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.
Lidhur me këtë rast të gjithë janë shokuar por edhe janë habitur e gëzuar pasi një gjë e tillë është e vështirë të besohet.
Sidoqoftë, pritet që pak më vonë të jepen më shumë informacione në lidhje me këtë rast./lajmi.net
Te-zhdukurit-ilustrim-650x358