E harron nëna në makinë, vdes vajza 1 vjeç e gjysmë

Një vajzë e vogël, 1 vjeç e gjysmë gjeti vdekjen në provincën e Arrezo të Italisë për shkak të një arresti kardiak, pasi u harrua në makinë nga nëna, e cila shkoi në punë, pa e lënë në çerdhe.

Ngjarja e rëndë ndodhu në zonën e Castelfranco di Sopra gjatë ditës së sotme, ndërkohë që e mitura u pikas nga një zjarrfikës, i cili i ndihmuar nga kalimtarë të rastit theu xhamin e makinës për t’i ardhur në ndihmë.

Fatkeqësisht as ndihma e mjekëve nuk shërbeu për gjë, pasi e vogla gjeti vdekjen, për shkak të arrestit kardiak, prej temperaturave të nxehta