E goditi në kokë, e më pas e përdhunoi në kopshtin e një shtëpie (Video +18)

popo

Adoleshentja që po priste autobusin, ka përjetuar një ngjarje të trishtueshme kur është marrë me forcë dhe është dërguar në kopshtin e një shtëpie.

Vajzën 18-vjeçare, një njeri ende i panjohur e ka rrahur dhe e ka qëlluar me gur në kokë, e më pas e ka përdhunuar.

Kamerat e sigurisë të kësaj shtëpie në Leeds të Anglisë, kanë regjistruar ngjarjen që ka ndodhur në orët e mbrëmjes, transmeton Telegrafi.

Sipas përshkrimit të viktimës, djaloshi ka qenë “në të njëzetat dhe ka mund të jetë pakistanez”.

Policia ka lansuar videon dhe një vizatim që e përshkruan këtë mashkull, në përpjekje të identifikimit të tij.