E gjuan Pepen me shishe (Video)

Mesfushori i Romës, Seydou Keita, e ka gjuajtur mbrojtësin e Real Madridit, Pepe, me një shishe me ujë dhe ka refuzuar t’ia zgjasë dorën portugezit, para ndeshjes miqësore ndërmjet Romës dhe Realit, të zhvilluar në Dallas të SHBA-ve.

Ky veprim i Keitas vjen pas marrëdhënieve jo të mira që kishin lojtarët që nga koha kur Keita luante në Spanjë tek Barcelona.

Mesfushori nga Mali e kishte akuzuar Pepen për racisëm pas ndeshjes së Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Barcelonës në vitin 2011.

Pepe e ruajti qetësinë e tij dhe vetëm buzëqeshi me veprimin e reprezentuesit malian. Thuhet se mbrojtësi problematik i tha diçka Keitas, gjatë përshëndetjes së ekipeve para lojës.

Gjërat u qetësuan pas një bisede të shkurtër mes Xabi Alonsos dhe Keitas, dhe loja u zhvillua duke përfunduar me një fitore të Romës 1:0.